Arbëri

Ramosaj: Deçani do të shndërrohet në kryeqendër të turizmit edhe për Ballkanin

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka thënë se Deçani do të shndërrohet në kryeqendrën e turizmit jo vetëm për Kosovën, por edhe për Ballkanin.

Ramosaj ka folur gjatë tubimit të AAK-së në Deçan.

“Ky projekt ka filluar qëkur Ramush Haradinaj ka qenë kryeministër në vitin 2017”, tha Ramosaj.

Ramosaj e ka falënderuar edhe diasporën e Deçanit, që sipas tij ka ardhur vetëm për të dhënë votën për AAK-në e kandidatin e saj për president.