Arbëri

12 të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 12 persona kanë vdekur në Shqipëri si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit.

MSH-ja ka bërë të ditur se 953 persona kanë rezultuar pozitivë në testet e së dielës ndërsa janë shëruar 684 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, Shqipëria ka regjistruar 1472 të vdekur nga COVID-19.