Arbëri

249 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Foto: Driton Paçarada / KOHA

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 249 raste nga 2291 mostra ndërkaq 274 të tjerë kanë fituar betejën me këtë virus.

Kështu ka bërë të ditur ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj sipas të cilit është ulur përqindja e të infektuarve nga testet ditore në 10,8 për qind.

“Krahas menaxhimit të suksesshëm të Pandemisë, jemi gati edhe për vaksinimin me vaksinën Anti Covid, që do të ndodh shpejt. Na duhet kujdes i shtuar në mënyrë që situata epidemiologjike në vend mos të rëndohet para vaksinimit”, ka shkruar Zemaj në facebook.

Sipas tij, Kosova po vazhdon të jetë më mirë se shumë vende të tjera në rajon sa i përket menaxhimit të pandemisë.