Arbëri

Paralajmërohet vendosja e kamerave nëpër stacionet policore dhe uniformat e policëve

Pas disa rasteve të arrestimeve të policëve për shkak të dhunës ndaj qytetarëve brenda stacioneve policore, është paralajmëruar se nëpër të gjitha stacionet policore në Kosovë do të vendosen kamera.

Është paralajmëruar edhe vendosja e “kamerave të trupit” në uniformat e policëve.

Kjo u tha në një vizitë që drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka realizuar në Drejtorinë Rajonale të Gjakovës. Nga aty u tha se Policia e Kosovës do të mbesë e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore karshi qytetarëve, ku nuk do të tolerohen sjelljet jo profesionale dhe tejkalimi i autorizimeve policore.

Pikërisht gjatë ditës së djeshme në Gjakovë, tre zyrtarë policorë u arrestuan për shkak të keqtrajtimit të një qytetari.
 



Kohëve të fundit ka pasur rritje të ankesave nga qytetarët për sjelljet e Policisë kudo në vend.