Arbëri

Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës të Klinikës Infektive jep dorëheqje

Lindita Ajazaj-Berisha ka dhënë dorëheqje nga pozita e ushtrueses së detyrës e drejtoreshës së Klinikës Infektive.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës e ka konfirmuar për KOHËN këtë, duke shtuar se dorëheqja e saj ka ardhur për arsye personale.

Nga SHSKUK thonë se zëvendësimi i saj pritet që të ndodhë në ditët në vijim.

Ajazaj-Berisha ishte emëruar u.d drejtoreshë e kësaj klinike në vitin 2019, ndërkaq ka qenë në krye të detyrës edhe gjatë pandemisë me COVID-19 në Kosovë.