Arbëri

Krasniqi: Rreth 500 pacientë me COVID-19 janë të shtrirë nëpër spitale

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi ka thënë se numri i të shtrirëve në klinikat Covid këtyre ditëve është rreth 500 pacientë.

Në një lidhje direkte në emisionin SOT në KTV ai ka thënë se ka hapësira të mjaftueshme për t’u trajtuar pacientët.

“Piku më i madh ishte gjatë muajit nëntor ku numri i të shtrirëve e kishte kaluar shifrën prej 1000 pacientëve”, ka thënë ai.

Ai tutje ka thënë se institucionet shëndetësore rekomandojnë që të ndalohen vizitat në klinikat ku janë duke u trajtuar pacientët për covid-19.

Krasniqi ka thënë se me rënien e numrit të rasteve me COVID kanë filluar rikthimin e shërbimeve tjera.

“Aktualisht në QKUK kemi kliniken e Pulmologjisë, Klinikën infektive, objektin e mjekësisë sportive dhe anesteziologjisë. Ne kemi pas dje 532 pacientë të shtrirë në nivel të vendit. Numri i të shtrirëve në klinikën infektive shkon nga 90 deri 100 në pacientë”, ka thënë ai.