Arbëri

Mustafa: Aktivizimi i sigurimeve shëndetësore do të bëhet më 1 korrik

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se aktivizimi i fondit të sigurimeve shëndetësore do të bëhet më 1 korrik të këtij viti, por ka shtuar se shëndetësia nuk mund të zgjidhet me fondin e sigurimeve shëndetësore, as me ligje por me sjelljen tonë në shëndetësi.

Mustafa tha se çështja e shëndetësisë nuk është e një subjekti politik por e të gjithëve duke ngritur politikat që përmirësojnë gjendjen në këtë sektor.

“Nuk pash disponim që flasin në mënyrë të argumentuar në këtë fushë dhe mendojë që duhet të flasim me argumente për ta ngritur cilësinë në këtë fushë. Është e vërtet që kemi shumë për të bërë dhe iu ftojë të gjithëve”, tha ai.