Arbëri

Qendra për pajisje me dokumente në Prishtinë kufizon ofrimin e shërbimeve me palë

Qendra për Pajisje me Dokumente në Prishtinë njofton se ka kufizuar përkohësisht ofrimin e shërbimeve me palë.

Kjo, sipas njoftimit, vjen pas daljes së rezultateve të testimit, disa zyrtarë të QPD-së kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Për shkak të rrezikut nga përhapja e COVID-19, është marr vendim që Qendra për Pajisje me Dokumente në Prishtinë, të kufizojë ofrimin e shërbimeve me palë duke ofruar vetëm shërbime esenciale.

“Deri në përfundimin e procesit të testimit të stafit të kësaj Qendre, të gjitha shërbimet e aplikimit për pajisje me dokumente, mund të bëhen nëpër Qendrat për Pajisje me Dokumente në Rajonin e Prishtinës (Podujevë, Graqanicë, Fushë Kosovë, Obiliq, Lipjan, Drenas ) apo edhe në Qendrat tjera më të afërta në territorin e Republikës së Kosovës.

Në QPD-në Prishtinë mund te bëhet vetëm tërheqja e dokumenteve të gatshme si dhe aplikimi i rasteve urgjente”, thuhet në njoftim.