Arbëri

Pse Haradinaj është i sigurt në 61 votat për formim të qeverisë

Në asnjë mënyrë koalicioni PAN dhe udhëheqësi i saj nuk do të bllokojë venin. Ndonëse me rezultat u takon të formojnë qeverinë, Haradinaj thotë se nuk do të dështoj në zbatimin e kësaj të drejte kushtetuese.

“Derisa nuk ka rezultat final nuk po nxitohemi. Unë nuk jam për ngut dhe nuk kam arsye të marrë ndonjë veprim. Tash po jam i sinqertë, fitues të zgjedhjeve jemi. Jemi në të drejtën kushtetuese. Ne kemi mandatin kushtues dhe të drejtën e kemi”, ka thënë ai.

Për herë të parë pas zgjedhjeve, Haradinaj në Rubikon të KTV-së u shpreh i sigurt se do t’i kenë 61 vota për krijimin e qeverisë.

“Nuk po e precizoj modelin a janë ftesa apo konsulta. Nuk kam asnjë nxitim. E respektoj vlerësimin e tyre. Ditën kur del qeveria Haradinaj në parlament do të ketë votë të mjaftueshme edhe të deputetëve shqiptarë e edhe të komuniteteve”, ka thënë Haradinaj

“Po çka nëse atë ditë janë 61 vota, e unë besoj se do të jenë. Komunitetet po se po por edhe vota shqiptare”.