Arbëri

Kurti paralajmëron ankesë për vendimin e Supremes

Foto: Driton Paçarada / KOHA

Albin Kurti, kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, ka paralajmëruar ankesë ndaj vendimit të Gjykatës Supreme, me të cilin i ndalohet kandidimi për deputet atij dhe të gjithë atyre që janë të dënuar për vepër penale në tri vitet e fundit.

Nga një tubim i VV-së në Prizren, Kurti ka thënë se “ende s’e ka parë vendimin, e se do ta analizojë pastaj”.

“Do ta analizojmë e do të shohim çfarë hapa do të ndërmarrim tutje e të shohim ku do të mund të ankohemi nëse është kështu siç po paralajmërohet”, ka thënë ai.

KOHA raportoi të enjten se partitë pritet t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese nëse Supremja nuk i miraton ankesat e tyre për certifikim të kandidatëve. Megjithatë, ankesat e tyre në këtë gjykatë nuk pritet të kenë ndonjë efekt mbi procesin zgjedhor, nëse Kushtetuesja nuk vendos paraprakisht masë të përkohshme. E miratimi i kërkesës për një gjë të tillë, sipas njohësve, vështirë se do të ndodhë.