Arbëri

Mot i ftohtë sot në Kosovë

Foto: Ilustrim

Moti në mëngjesin e së enjtes do të vazhdoj të mbetet i ftohtë por pa reshje bore. Ndërsa gjatë ditës parashihet të ketë diell e me vranësira kalimtare.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -4 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2 deri 4 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s, ndërsa në pjesën veriperëndimore të Dukagjinit, shpejtësia e erës do të jetë mbi 10m/s.

Të premten dhe në fundjavë do të jetë moti më butë dhe i ndryshueshëm, me reshje shiu dhe bore. Në vise malore vetëm borë.