Arbëri

Specialja ia vazhdon paraburgimin Salih Mustafës

Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Speciale ia ka vazhduar masën e paraburgimit Salih Mustafës, ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën e Llapit.

Në njoftimin publik të Speciales, të publikuar të martën, arsye për vazhdimin e paraburgimit për Mustafën përmenden “rreziku i ikjes”, ai i “ndërhyrjes në proceset gjyqësore” dhe “mundësia e kryerjes së krimeve të tjera”.

Mustafa ishte i pari i arrestuar nga Gjykata Speciale. Ai ishte arrestuar më 24 shtator të 2020-s.