Arbëri

Ushtarët e Republikës së Kosovës vlerësohen lartë nga Garda nacionale e Iowa-së

Gjatë prezantimit të rregullt vjetor të gjendjes së Gardës nacionale para ligjvënësve të Iowa-së si dhe Guvernatores Kim Reynolds, Gjenerali Benjamin Corell ndër të tjera prezantoi edhe koordinimin me FSK-në për kontributin e ushtarëve kosovarë në misionet e paqes në Lindjen e Mesme.

Zbarkimi i parë i FSK-së së bashku me ushtarët e SHBA-ve në një mision jashtë shtetit u cilësua si përparim i Kosovës nga konsumues i sigurisë drejt kontribuesit për siguri në botë.

Partneriteti në mes të Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Iowa-së e ka zanafillën në bashkëpunim ushtarak por është zhvilluar edhe në shumë fushat tjera si arsim, kulturë, ekonomi, etj.

 

Ushtarët e Republikës së Kosovës vlerësohen lartë nga Garda nacionale e Iowa-së. Gjatë prezentimit të rregullt vjetor të gjendjes së Gardës nacionale para ligjëvënësve të Iowa-së si dhe Guvernatores Kim Reynolds, Gjenerali Benjamin Corell ndër të tjera prezentoj edhe koordinimin me FSK për kontributin e ushtarëve tanë në misionet e paqes në Lindjen e Mesme. Zbarkimi I parë i FSK-së së bashku me ushtarët e SHBA-ve në një mision jashtë shtetit tonë u cilësua si përparim I Kosovës nga konsumues I sigurisë drejt kontribuesit për siguri në botë. Partneriteti në mes Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Iowa-së e ka zanafillën në bashkëpunim ushtarak por është zhvilluar edhe më shumë në fushat tjera si arsim, kulturë, ekonomi, etj. Kosova është e bekuar për miqësinë e përjetshme me SHBA-të. Faleminderit Gjeneral Corell, faleminderit Guvernatore Kim Reynolds, faleminderit popullit të Iowa-së dhe SHBA-ve. #iowanationalguard #FSK

Posted by Consulate of the Republic of Kosovo in Des Moines, IA on Wednesday, January 20, 2021