Arbëri

Mot i ftohtë në Kosovë, parashihet se do ketë vranësira

Gjatë së martës është parashikuar të jetë mot i ftohtë, me ngrica ndërsa gjatë mbrëmjes edhe pritet të ketë reshje shiu.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo situatë meteorologjike do të vazhdojë ndërsa gjatë pjesës së dytë të javës do të ketë ngritje graduale në fusha termike.

“Bora që vetëm tani ka mbuluar gjithë territorin e Republikës nga dita e enjte do të filloj të shkrihet gradualisht. Mirëpo, gjatë ditës së premte parashihen masa të ngrohta të ajrit që vijnë nga pjesa jugperëndimore e vendit dhe do të kushtëzojnë kushte që mbi territorin tonë të vijnë vranësira të dendura me një shkallë të lartë të lagështisë dhe kjo situata do të mundësoj të kemi reshje shiu dhe bore”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Temperaturat parashihen të lëvizin ndërmjet -10 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do shkojnë ndërmjet -2 deri 10 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes me shpejtësi 1-6m/s”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.