Arbëri

Përmbledhje e KTV-së për deklarimet vjetore të pasurisë së zyrtarëve publikë

Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar në faqen e saj formularët e deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik.

Pasuria e presidentit Hashim Thaçi, është më shumë se 300 mijë euro. Prej tyre, 290 mijë euro në njërën bankë, të cilat i ka fituar nga shitja e shtëpisë dhe 16 mijë euro të tjera në një bankë tjetër. Ndërsa, para të përbashkëta me bashkëshorten i ka deklaruar rreth 1 mijë e 500 euro.

Tokë bujqësore të trashëguar nga familja në vlerë prej 180 mijë euro, edhe një shtëpi të trashëguar nga familja, në vlerë prej 80 mijë euro, pronë të përbashkët.

Veturë Audi në vlerë 15 mijë euro.

Ndërsa, ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka deklaruar dy banesa në Prishtinë, njëra 97 mijë euro në pronësi të bashkëshortes, e tjetra 125 mijë euro në pronësi të tij. Ndërsa, veturën e llojit Xhip në vlerë prej 16 mijë 300 euro.

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka deklaruar para të gatshme 30 mijë euro në dy prej bankave komerciale.

Kryetari i LDK-së dhe kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, ka deklaruar një shtëpi të trashëguar në vlerë prej 138 mijë eurove si dhe tokë po ashtu të trashëguar në vlerë prej 365 mijë eurosh. Mustafa ka deklaruar aksione edhe në Institutin Riinvest prej 39 mijë e 900 euro.

Para të gatshme Mustafa ka deklaruar 65 mijë e 488 euro. Po ashtu shpërblim nga Akademia e Shkencave në vlerë prej 16 mijë e 440 euro.