Arbëri

Për cilët politikanë serbë të Kosovës 11 qershori ishte “ditë lufte”

Për serbët e Kosovës, 11 qershori ishte ditë lufte dhe jeta e tyre nuk do të jetë më e njëjtë, raporton KTV

Të paktën këtë e thonë dy nga liderët e partive serbe që thonë se përfaqësojnë interesat e popullit serb të Kosovës e jo qeverisë së Beogradit, Nenad Rashiq i Partisë Demokratike Progresive dhe Sllavisha Petkoviq, që udhëheq Iniciativën Qytetare për Prosperitet.

Ka pak gjasë që këta dy liderë të jenë në Kuvendin e Kosovës, ata deklarohen se procesi zgjedhor ishte i kriminalizuar.

Sipas tyre, të paktë ishin serbët rezident që dolën në votime atë ditë dhe se e ardhmja e tyre është vënë në pikëpyetje, pasi nuk do të ketë kush të flasë për ta.

Petkoviq thotë se Lista Serbe mbron vetëm interesat e Beogradit.

Serbët e Kosovës po ndihen të tradhtuar nga institucionet vendore, me faktin që lejuan votimin e mijëra serbëve të ardhur nga Serbia.

Në anën tjetër, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se KQZ-ja ka respektuar vetëm ligjin në fuqi për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë.