Arbëri

Osmani pranon letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Luksemburgut

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani ka pranuar sot letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Lukesmburgut, Patrick Heck.

Siç bëhet e ditur për media, në takim, Osmani i ka uruar mirëseardhje ambasadorit Heck dhe e ka falënderuar shtetin e Luksemburgut për ndihmën dhënë Kosovës në ngritjen e kapaciteteve në sferën e shëndetësisë dhe të arsimit.

Osmani ka folur me ambasadorin Heck edhe për zgjedhjet e jashtëzakonshme, duke shfaqur besimin për një proces të rregullt zgjedhor dhe me integritet.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Luksemburgut është i shkëlqyeshëm dhe se synohet thellimi i mëtejmë.