Arbëri

Likaj për fillimin e gjysmë-vjetorit të procesit mësimor: Bashkë ia arritëm t’i mbajmë shkollat e hapura

Ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj ka uruar nxënësit për rifillimin e procesit mësimor duke thënë se është lënë pas një vit aspak i lehtë. Por ka theksuar se megjithëkëtë është arritur që të përmbyllet një vit me shumë të arritura në arsim.

“Po lëmë pas një vit aspak të lehtë për ne, për gjithë botën! Megjithatë, edhe në kushte të tilla të pandemisë COVID-19, ne arritëm ta përmbyllim këtë vit me shumë të arritura në arsim. Bashkë arritëm t’i mbajmë shkollat hapur për fëmijët tanë, por edhe të punojmë për ngritje të cilësisë në arsim, krahas përkushtimit që ta menaxhojmë situatën”, thuhet në njoftim.