Arbëri

AAK-ja dhe Fjala dorëzuan listat e kandidatëve për deputetë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Fjala, kanë dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë për certifikim në KQZ.

Avni Çakmaku, anëtari i kryesisë së partisë “Fjala”, tha se pret nga këto zgjedhje të jashtëzakonshme që të ketë ndryshim, e që sipas tij është i domosdoshëm.

"Ato vlera të cilat nevojiten Kosovës të jenë prezentë e jo i gjitha kalkulimi i gjitha partive politike të cilat e kanë pasur ekzekutivin, por edhe legjislativin kanë punuar me një kod moral, i cili e ka degraduar shoqërinë kosovare tej mase. Shpresojmë që do të jetë mbarëvajtja e mirë, shpresojmë që nuk do të na mohohet e drejta që t'i kemi komisionerët tanë të cilët do të na ruajnë votën e fjalës", ka deklaruar ai.

Listën e ka dorëzuar edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, megjithatë ata nuk kanë dashur të flasin para mediave./KP/