Arbëri

Nëntë komuna në zonë të kuqe

Autoritetet shëndetësore në vend kanë bërë me dije se situata me koronavirus është e qetë.

Nga Ministria e Shëndetësisë në rrjetet sociale janë publikuar të dhëna ku shihet se komunat e Prishtinës, Fushë-Kosovës, Obiliqit, Podujevës, Mitrovicës së Veriut, e Jugut, Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviqi, ndodhen në zonën e kuqe pë javën në vijim.

Në këto komuna, lëvizja e qytetarëve është e lejuar deri në orën 21:30, ndërsa ndërprerja e lëvizjes zgjat deri në 05:00.

Në anën tjetër, në zonë të verdhë gjenden Vushtrria, Gjilani, Lipjani, Suhareka, Shtimja dhe Vitia. Ndërsa në zonë të gjelbër ndodhen Peja, Kllokoti, Ferizaj, Malisheva, Deçani, Kamenica, Skenderaj, Rahoveci, Juniku, Gjakova, Shtërpca, Klina, Istogu, Novobërda, Prizreni, Drenasi, Kaçaniku, Han i Elezit, Dragashi, Graçanica, Mamusha, Parteshi dhe Ranillugu. Këto komuna, operatorët ekonomikë e kanë të lëjuar operimin deri në orën 22:00, ndërsa pas saj shërbimin me vete. Nuk do të ketë pengesë për lëvizjen e qytetarëve.

Në zonë të kuqe futen komunat që kanë mbi 150 raste me COVID-19 në 100.000 banorë brenda shtatë ditëve, në zonë të verdhë komunat në 76 deri në 150 raste me COVID, ndërsa në atë të gjelbër futen komunat që kanë deri në 75 raste.

{gallery}