Arbëri

Ministri Bekteshi takoi аmbasadorin e Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot realizoi takim pune me ambasadorin e Kosovës në Shkup, Ylber Hysa. Në takim u bisedua për situatën politike dhe ekonomike në dy vendet dhe nevojën e thellimit të bashkëpunimit tregtar mes dy vendeve.

Dy bashkëbiseduesit biseduan për shumë çështje dhe projekte nga bashkëpunimi në sfera të ndryshme siç janë energjetika, infrastruktura, ndërsa Hysa uroi ministrin Bekteshi për detyrën e re dhe theksoi se Kosova do të vazhdojë edhe më tej t’i jep mbështetje institucionale Republikës së Maqedonisë. Ministri Bekteshi vlerësoi të shkëlqyeshëm bashkëpunimin me Kosovën në çdo lëmi, ndërsa theksoi se Kosova është partner i rëndësishëm i Maqedonisë.

Ai njohu ministrin Bekteshi me punimet e autostradës Arben Xhaferi, që lidh Kosovën me Maqedoninë, e cila pritet të lëshohet për qarkullim muajin tetor. Ministri i Ekonomisë premtoi angazhim maksimal dhe gatishmëri të plotë për një bashkëpunim më të mirë mes të dyja vendeve. Në fund të dy bashkëbiseduesit theksuan se marrëdhëniet e mira fqinjësore mes dy shteteve patjetër se kanë ndikim pozitiv dhe janë faktorë të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin e rajonit.