Arbëri

Profesori Ardian Gola aderon në Vetëvendosje

Profesori universitar, Ardian Gola, ka aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje.

Këtë e ka bërë të ditur lideri i VV-së, Albin Kurti, i cili i ka shprehur mirëseardhje Golës, me një fotografi të publikuar në rrjetin social Facebook.

“Ardian Gola është prej atyre profesorëve, të cilët nuk mjaftohen me rehatinë e kolltuqeve akademike. Ai nuk ka qëndruar indiferent ndaj padrejtësive të shumta të pushtetit të korruptuar. Përkundrazi, luftën e pakompromis për drejtësi Gola e ka zhvilluar përmes angazhimit të tij publik si kritik social. Gjithnjë e kemi ditur se rrugët tona një ditë do të pikëprehen. Mirë se erdhe Ardian”, ka shkruar Kurti.