Arbëri

Selimi: Duhet të kemi një sistem të qëndrueshëm të vettingut

Prishtinë, 11 janar (KosovaPress) - Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi, ka thënë se Kosova duhet të ketë një sistem të qëndrueshëm të vettingut.

“Tash dokumenti ekziston, dokumenti është gjithëpërfshirës se kanë marrë pjesë të gjithë hisedarët e drejtësisë, është udhëhequr nga shoqëria civile që është shumë pozitive. Kanë dalë me 4 propozime, njëri prej këtyre katër propozimeve duhet të implementohet. Për ta zgjedhur njërin prej katër propozimeve duhet një raund i konsultimeve se cili është versioni më i mirë. Unë mendoj personalisht që duhet ta kemi një sistem të qëndrueshëm të vetingut, do të thotë një veting të përhershëm”, ka thënë Selimi në intervistë për KosovaPress.