Arbëri

Tetë të vdekur dhe 562 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri

Tetë persona kanë vdekur dhe 562 raste të reja janë konfirmuar me koronavirus në 24 orët e fundit në Shqipëri. Sipas njoftimit janë kryer 2997 testime.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 321 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 37,648 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 274 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar. /Tch