Arbëri

Mesila Doda u përgjigjet homoseksualëve dhe lezbikeve: Nuk e dua votën tuaj!

Mesila Doda iu përgjigj thirrjes së LGBTI, që komuniteti gay të mos e votojë pasi e cilësoi atë si homofobe, së bashku me tre deputetë të tjerë.

Deputetja e PDIU deklaroi se nuk e dëshiron votën e komunitetit LGBTI, pasi e falënderoi për sinqeritetin, shkruan lapsi.

“Sot komuniteti LGBTI më shpalli zyrtarisht armike dhe se nuk do kisha asnjë votë, i falënderoj për sinqeritetin dhe u them nuk e dua votën tuaj, por kërkoj votën e kujtdo që mendon se familja tradiconale është e para.” – deklaroi Mesila Doda gjatë një takimi që PDIU zhvilloi në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në Tiranë.