Arbëri

Zogaj: Protestat e sotme në SHBA ishin të pritshme

Analisti Petrit Zogaj ka thënë se ajo çfarë do të duhej të ndodhte është certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve në SHBA.

Ai ka thënë se ka një procedurë që numërohen votat një nga një dhe shohin nëse ka parregullsi eventualisht në certifikimin e rezultateve në shtetet specifike.

Zogaj ka thënë se ajo çfarë ka ndodhur sot është një gjë e pritshme për shkak se sipas tij gjatë vitit 2020 kishte paralajmërim se zgjedhjet mund të vidheshin.

“U prit që sot në Kongres të fillonte procesi por ky u pengua. Sot ishte një protestë e thirrur nga Trump që të kundërshtonin atë cfarë do të ndodhte sot. Një masë e protestuesve hyri në Capitol dhe thyen xhamat, të pranishmit u evakuuan. Sipas raportimeve njerëzit janë ende brenda. Ka një peng marrje të ndërtesës”, ka thënë ai.

Zogaj ka thënë se sipas një ligji procesi duhej të fillonte nga sot, por nuk ka përcaktim kohor se ku duhet të përfundonte.

Sipas tij, certifikimi mund të vazhdojë sonte ose nesër kur do të ketë kushte të mjaftueshme.

“Ajo çfarë ndodhi sot mund të ndikojë pozitivisht që procedurat të përshpejtohen ose të mos ketë pengesa tjera”, ka thënë ai.

Zogaj ka thënë se është problematike shtyrja e inaugurimit të presidentit Joe Biden.

Sipas tij, mund të ketë një lloj tërheqje nga retorika agresive që ka mbizotëruar para, gjatë dhe pas zgjedhjeve.

“Kjo lloj dhune mund ta zbusë këtë qëndrim radikal të republikanëve. Unë nuk mendoj që mund të rrezikohet inaugurimi i presidentit pas 20 janarit. Dhoma e përfaqësuesve nuk ishte problem të fitohej nga demokratet dhe ishte e pritshme të fitohej. Por nuk ishte e pritshme që Georgia të kthehej në mbështetje për demokratët”, ka thënë ai.

Zogaj: Administra Biden do ta ketë në fokus Kosovën

Zogaj ka thënë se në administratën Biden do të ketë një fokus Kosova.

Ai ka thënë se kur është nënshkruar marrëveshja e 4 shtatorit, Biden e ka mbështetur.

Sipas tij, ndoshta do të hezitojë ta mbështesë të tërën si marrëveshje porse nuk do ta tërheqë atë.

Zogaj ka thënë se do të ketë fokuse të tjera në politikën e jashtme.

Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që ideja e Mini-Schengenit të shtyhet përpara, duke shtuar se Kosova e ka të vështirë të kundërshtojë këtë ide.