Arbëri

Zemaj s’tregon nëse ka lidhje familjare me të arrestuarin për ryshfet në IKSHPK

Descriptive Text

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, nuk ka pranuar të përgjigjet në pyetjen nëse ka lidhje familjare me personin e arrestuar para disa ditësh në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, nën dyshimin për ryshfet.

Më 30 dhjetor, Policia kishte arrestuar një person nën dyshimin se ia kishte mundësuar një gruaje të kryente testin për COVID-19 pa pritur në radhë, në këmbim të 20 eurove.

Megjithatë, nga IKSHPK-ja kishin deklaruar se ky person nuk është laborant e as staf i institutit.

U raportua se i arrestuari B.S. ishte miku i Zemajt.