Arbëri

Gjermania kërkon zbatimin e marrëveshjeve të dala nga dialogu Prishtinë-Beograd

Presidenti i Bundestagut gjerman, Norbert Lammert ka thënë se të gjitha marrëveshjet e arritura në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit duhet të zbatohen.

Ai në një intervistë për numrin e së mërkurës të gazetës beogradase “Politika” tha se themelimi i Bashkësisë së komunave serbe është pjesë e rëndësishme e marrëveshjes, shkruan kp.

“Bashkimi Evropian mbështet dialogun, por të dyja palët duhet të ulen në tavolinën e bisedimeve me vullnet për të arritur kompromis”, ka thënë Lammert.