Arbëri

Reshje shiu e bore në dy ditët e ardhshme në Kosovë

Descriptive Text

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për kushtet atmosferike të cilat pritet të mbizotërojnë dy ditët e ardhshme.

Të mërkurën e enjten pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.

Reshjet do të fillojnë kryesisht në pjesën e dytë të ditës së mërkurë për të vazhduar edhe gjatë ditës së enjte. Prezenca e përkohshme e erërave nga verilindja do të krijoj kushte që në disa vende reshjet e shiut të përcjellën me fjolla bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.