Arbëri

Katër të vdekur dhe 234 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Descriptive Text

Gjatë 24 orëve të fundit 234 raste pozitive me COVID-19 janë shënuar në Kosovë, nga gjithsej 1,057 testime. 

Ndërkohë janë regjistruar edhe katër të vdekur. 

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 420 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 42,635 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7,986.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 125 raste, Prizren 31 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Mitrovicë 13 raste, Vushtrri 9 raste, Gjakovë 8 raste, Lipjan 6 raste, Malishevë 4 raste, Podujevë 4 raste, Drenas 3 raste, Ferizaj 3 raste, Dragash 2 raste, Gjilan 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga nje rast komunat Graçanicë, Istog, Kamenicë, Kaçanik, Pejë, Shtime, Skenderaj, Suharekë dhe Viti.