Arbëri

Haradinaj kërkon që Task-forca për kërkim-shpëtim e FSK-së të niset drejt Kroacisë

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga institucionet e vendit që t’i dalin në ndihmë Kroacisë, pas tërmeteve të sotshme dhe të djeshme.

Kroacia ka dy ditë që po përballet me lëkundje të mëdha të tokës, por tërmeti i sotshëm me epiqendër në qytezën Petrinja (6.2 ballësh) ka shkaktuar vdekjen e shtatë personave.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në Kroaci duhet të niset Task-Forca e kërkim-shpëtimit të FSK-së.

“Kroacia është në situatë kritike pas disa tërmeteve që ndodhën dy ditët e fundit. Si komb që kemi kaluar në të tilla situata me humbje njerëzore dhe shumë dëme materiale, kërkoj nga institucionet e Kosovës që të niset Task-Forca për kërkim-shpëtim e Ushtrisë së Kosovës drejt Kroacisë”, ka shkruar Haradinaj.