Arbëri

Të akuzuarit nga Specialja kërkojnë mbështetje financiare nga shteti

Descriptive Text

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka thënë të martën se kanë pranuar disa kërkesa për mbështetje financiare nga të akuzuarit nga Gjykata Speciale.

Duke mos dhënë shumë informacione për këtë çështje, Selimi ka thënë se së shpejti do të bëhet adresimi i kërkesave dhe transferimi i mjeteve.

“Kisha qenë i rezervuar... Kemi pranuar disa kërkesa. Shpresoj që gjatë kësaj jave kërkesat do te adresohen dhe të bëhet transferimi i mjeteve”, ka thënë ai në konferencën e fundvitit.

Image

Ditë më parë, për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, u hapën fonde për mbështetje financiare për procesin e përballjes me Specialen në Hagë.

Bashkë me Thaçin e Veselin, për krime lufte, po akuzohen edhe Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi. Pos tyre, nga Specialja janë arrestuar edhe Salih Mustafa, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.