Arbëri

Viti i tensionuar politik i hap rrugë zgjedhjeve të jashtëzakonshme

Vitin 2021, Kosova në mesin e shumë problemeve e nis me zgjedhje të jashtëzakonshme.

Më 6 tetor te vitit të shkuar në Kosovë u mbajtën zgjedhje të parakohshme parlamentare.

U deshën muaj të tërë që të njëjtat të certifikohen e akoma më gjatë që të formohej qeveria.

Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti zgjati pak. 50 ditë. Pas mocionit të mosbesimit ndaj saj, udhëheqjen me vendin e mori Avdullah Hoti.

Por vendi në fund të janarit apo në fillim të shkurtit sërish shkon në zgjedhje, të jashtëzakonshme. Këto zgjedhje janë pasojë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila e pranoi ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje rreth ligjshmërisë së votës së deputetit Etem Arifi.

Kushtetuesja ka dhënë njoftimin, por ende jo vendimin e plotë

Sipas vendimit të Kushtetueses, vota e deputetit Arifi e që njëkohësisht ishte vendimtare për krijimin e qeverisë Hoti është e pavlefshme sepse ky deputet qe i dënuar nga Gjykata e Apelit me 1 vit e 3 muaj burgim për veprën penale mashtrim me subvencione.

Qeveria aktuale u votua më 3 qershor me 61 vota. E njëjta u krijua pas formimit të një koalicioni dukshëm të madh mes LDK-AAK-NISMA dhe si rëndom Listës Serbe.

E pas pak më shumë se 1 viti, tani priten zgjedhje të jashtëzakonshme. Zgjedhje që vijnë pas një viti të tensionuar politikë.

Emisioni Raport në KTV, këtë javë i është kushtuar kësaj teme.