Arbëri

Hoxhaj: Do t’i dyfishojmë pagat e profesionistëve shëndetësorë

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili është edhe kandidat për kryeministër, ka premtuar rritje pagash për mjekët.

Ai përmes një postimi në Facebok ka thënë se do ta kthejnë ligjin në votim që garanton dyfishim të pagave për profesionistët shëndetësorë.

“Të gjithë mantelbardhëve në vijën e parë të frontit - FALEMINDERIT! PDK do ta kthejë ligjin në votim, që garanton dyfishimin e pagave për profesionistët shëndetësorë”, ka shkruar ai.

Gjykata Kushtetuese ka shpallur antikushtetuese votën e deputetit Etem Arifi, votë kjo e cila i mundësoi Qeverisë Hoti të vinte në pushtet. Një gjë e tillë bëri që të bie Qeveria aktuale e pastaj të lihet mundësia për shkuarje në zgjedhje. Porse data ende nuk është caktuar për shkak se ende nuk është publikuar vendimi i plotë i Kushtetueses.