Arbëri

Gashi: Nesër votohet për stabilitetin financiar të vendit

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se nesër nga ora 11:00 është në procedurë Ligji mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2021, si dhe disa marrëveshje ndërkombëtare, të cilat sipas tij, janë shumë në interes të Kosovës.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se këto ligje tashmë nuk janë ligje për një qeveri apo për një koalicion qeverisës, duke shtuar se nesër votohet për stabilitetin financiar të vendit.

“Është përgjegjësi e secilit deputet dhe grup parlamentar që përtej interesit politik ditor, ta vendosë stabilitetin ekonomik dhe financiar të vendit. Muajt në vazhdim do të karakterizohen nga një krizë e thellë institucionale - kërkohet përgjegjësi dhe pjekuri politike nga ne! LDK është e gatshme t’i marrë përgjegjësitë që i takojnë”, ka thënë ai.