Arbëri

Nëntë vdekje nga COVID-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit

Shqipëria ka regjistruar nëntë raste të vdekjeve si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit.

Sipas autoriteteve, gjatë kësaj periudhe nga 1889 testime janë infektuar me COVID-19 375 persona. Tutje, janë shëruar 391 pacientë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në total Shqipëria ka 55.755 të infektuar me COVID-19, 31.181 të shëruar, 1143 të vdekur dhe 251.524 testime.