Arbëri

Ushtarët e KFOR-it festojnë Krishtlindjen, thonë se u mungojnë familjet

Descriptive Text

Pandemia e koronavirusit ka ndryshuar të gjitha operimet dhe festën e KFOR-it në Kosovë, por nuk ka ndryshuar misionin e saj: mbajtjen e Kosovës të sigurt për 22 vjet, nis një shkrim i “Associated Press” për mënyrën se si pjesëtarët e KFOR-it po kalojnë festën e Krishtlindjes në Kosovë.

Teksa ka shkruar për historinë e Kosovës, agjencia prestigjioze e lajmeve ka vazhduar me raportimin për disiplinën e lartë që mbizotëron në kampin “pothuajse të mbyllur” në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Të gjithë duhet të mbajnë maskë dhe të ruajnë distancën. Si rrjedhojë, as gazetarët e AP-së nuk u lejuan të ndjekin nga brenda festën e Krishtlindjes.

Një ceremoni e vogël me një numër të limituar ushtarësh u organizua në kishë.

Lejtënanti amerikan, Parker Mooney, i ka thënë AP-së se s’ka pasur plane për festa për shkak të “situatës unike”.

“Më mungon familja ime”, thotë 25-vjeçari teksa kryen patrullime në Prishtinë.

Më vështirë ishte për 45-vjeçarin italian, Luigi Rizzo.

“Kam një fëmijë të vogël që më pret bashkë me gruan në shtëpi. U uroj Krishtlindjen, familjes që më përkrah mua këtu dhe kam rastin t’u uroj edhe juve dhe Kosovës po ashtu, urime Krishtlindjen dhe Vitin e Ri, që do të vijë me vaksinim, e zgjidhje të problemit të pandemisë”, ka thënë ai.

Misioni i KFOR-it ka 3300 trupa nga 27 shtete, dhe është në Kosovë që nga qershori i 1999-s.