Arbëri

Mushkolaj: Kushtetuta e Kosovës ka standard më të lartë se shumica e anëtarëve të Këshillit të Evropës

Gjylieta Mushkolaj, ish-gjykatëse e kushtetueses, në emisionin Desku në KTV ka thënë se Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka standard shumë të lartë, madje edhe më të lartë se shumica e shteteve që janë pjesë e Këshillit të Evropës.

“Kushtetuta jonë, duhet të dimë edhe historikun e saj për ta kuptuar se cilin standard evropian e përfaqëson kjo Kushtetutë. Kushtetuta e Kosovës ka standard më të lartë se sa shumica anëtarëve të Këshillit të Evropës, që i nënshtrohen Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, dhe se ajo margjina ose diskrecioni që munden me e pas shtetet për sa i përket garantimit ose kufizimit të lirive dhe të drejtave të garantuara me të. Nuk mundet me u matë shembull me vlerësimin që mundet me e bë Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut me shtete të tjera si Moldavia, ose shtete tjera të Këshillit të Evropës”, ka thënë Mushkolaj.

Ajo tutje ka shtuar se prej këtyre të drejtave, sa u përket të drejtave civile, e drejta e votës është e drejtë shumë e rëndësishme për të përcaktuar rendin tonë dhe për ta garantuar rendin demokratik tonin.

“Kur kam parë që në disa pika të këtij njoftimi kur flet për të drejtën e votës, dhe kur e merr për bazë ligjin zgjedhor GJykata Kushtetuese, sidomos një dispozitë të caktuar. Më ka bërë pak të tronditem. Kuptohet në disa vende ka mundësi që e drejta e votës të kufizohet me ligj, por Komisioni i Venecias dhe gjithashtu praktikat gjyqësore e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut këtë e kritikon. Nëse lejohet që të kufizohet kjo gjë me ligj atëherë duhet të jetë tepër specifike”, ka thënë ajo.