Arbëri

Haxhiu: Qeveria po e zvogëlon numrin e testimeve për t’i ulur shifrat e të infektuarve

Descriptive Text

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu ka thënë se Qeveria po e zvogëlon numrin e testimeve për të paraqitur shifra të ulëta të rasteve pozitive.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se situata me pandeminë COVID-19 në Kosovë është shqetësuese, duke shtuar se përqindja e rasteve pozitive është pothuajse çdo herë më e lartë se 25 për qind nga mostrat e testuara.

Qeveria duhet të shpjegojë pse me datë 12.11.2020, janë bërë 2178 teste dhe nuk është vazhduar me këtë nivel të testimeve, por ka zvogëluar testim sa që dje u bënë vetëm 1001 teste. Derisa MSH ka proklamuar se janë siguruar edhe 7 aparatura për teste RT PCR , shto këtu edhe testet e laboratorëve privat, atëherë pse ky numër i vogël testimeve, përse po ndodhin këto manipulime me testime pas 9 muaj pandemi e 10 muaj testime për COVID-19, përse nuk po shfrytëzohen të gjitha kapacitete për më shumë testime?!”, ka shkruar ai.

Haxhiu ka shtuar se dikush duhet të jep llogari për mashtrimin me testime dhe numrin e vogël të testimeve.

“Masat kufizuese të Qeverisë u treguan të paefekteshme. Nga data 11.11.2020 deri me sot janë 23 517 raste pozitive të cilat u regjistruan prej se Qeveria vendosi masat e reja kufizuese, pra kemi një rritje të madhe te numrit te rasteve pozitive. Nga data 11.11.2020 deri më sot janë shënuar 48% e të gjitha rasteve pozitive qe nga fillimi i pandemisë COVID-19. Kjo shifër e lartë do të duhej të ishte shqetësuese për Qeverinë e cila nuk ka bërë asnjë veprim apo rishqyrtim te masave kufizues te cilat u treguan paefekt në përmirësim të situatës pandemike”, ka shkruar ai.