Arbëri

Gucati e Haradinaj paraqiten para Speciales, për herë të parë pas konfirmimit të aktakuzave

Kryetari dhe nënkryetari i Organiztës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, do të paraqiten sot para Gjykatës Speciale.

Kjo do të jetë paraqitja e tyre e parë pas konfirmimit të aktakuzave.

I pari, prej orës 11:00 do të paraqitet Haradinaj, kurse në orën 14:00, Gucati.

Ata akuzohen për pengim të punës së Speciales dhe janë arrestuar më 25 shtator.