Arbëri

Tuzi-Nushi: Papunësia faktor kyç i dhunës në familje

Descriptive Text

Vlora Tuzi-Nushi udhëheqëse në Zyrën e UN Women ka folur për 16 ditët e aktivizmit kundër dhunës ndaj gruas.

Ajo në Express Intervista të KTV-së ka thënë se gjatë gjithë kësaj periudhe janë ndriçuar objektet me ngjyrën portokalli. Sipas saj, fushatës i janë bashkuar edhe bashkësitë fetare.

Tuzi-Nushi ka thënë se fushata ka qenë tejet e vështirë në këtë kohë pandemie.

Ajo tutje ka shtuar se një ndër faktorët kyç të dhunës në familje është edhe paunësia.

“Kemi pas një mbulueshmëri më të madhe nga mediat këtë vit. Për shkak të pandemisë mund të rikthehet dhuna në familje. Nganjëherë rritja e raportimit të dhunës është sinjal i mirë. Kjo mund të jetë lajm i mirë. Niveli i dhunës mund të mos jetë rritur por është rritur niveli i raportimit”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se vetëdijesimi duhet të vazhdojë gjatë gjithë vitit dhe jo vetëm gjatë 16 ditëve të fushatës.

Sipas saj, institucionet kanë dhënë sinjal të qartë se di t’u përgjigjen thirrjeve të personave që kanë nevojë për ndihmë pavarësisht situatës me pandeminë.

Tuzi-Nushi ka thënë se me Konventën e Stambollit duhet të bëhet harmonizimi i ligjeve, siç është ai për dhunën në familje por edhe obligimet tjera financiare që i shtohen institucioneve për t’i koordinuar të gjitha këto.

Ajo ka thënë se duhet të rregullohet mekanizmi mbikëqyrës i Konventës së Stambollit.

“Databaza ka filluar shumë kohë më parë për t’u themeluar, është unike në rajon sepse nuk përfshinë vetëm sistemin e drejtësisë por edhe strehimoret. Rëndësi të veçantë databaza tregoi në këtë kohë të pandemisë, sepse ne kishim mundësi t’i shihnim të gjitha llojet e dhunës të cilat ushtrohen. Ne e kishim të qartë se ku ka më shumë dhunë”, ka thënë ajo.

Sipas saj, papunësia është një nga faktorët kryesor që çojnë në dhunën në familjes.

Ajo ka thënë se puna e papaguar për gratë është rritur për 24 për qind.

“Gratë janë pronare janë kryesisht pronare të bizneseve të mesme, ato kanë qenë më të afektuarat nga COVID-19”, ka thënë ajo, duke shtuar se gratë do të jenë më të afektuarat nga rënia ekonomike në vend”, ka thënë ajo.

ajo ka thënë se sistemi arsimor duhet të ketë në planprograme për të drejtat e barabarta.

“Edhe pse është bërë punë në këtë drejtim, gratë e vajzat ende shihen si të tilla që duhet të shërbejnë. ”, ka thënë ajo.