Arbëri

Më shumë se gjysma e kontribuuesve kanë aplikuar për tërheqjen e 10-përqindëshit nga Trusti

Saktësisht 344 mijë e 328 persona kanë aplikuar për tërheqjen e 10 për qind të mjeteve të tyre nga Fondi i Kursimeve Pensionale, është bërë e ditur përmes një njoftimi të Trustit të mërkurën. Kjo nënkupton që për pesë ditët e para kanë aplikuar 53.4 për qind e qytetarëve që kanë kursime në Trust.

Më së shumti qytetarë që kanë aplikuar për tërheqjen nga Trusti janë ata që mund të tërheqin mes 200 dhe 500 euro. Pasojnë ata që mund të tërheqin nga 500 deri 1000 euro dhe ata nga 100 deri në 200 euro.

8193 persona kanë aplikuar deri tash për të tërhequr deri në 10 euro.

Në total, nga 344 mijë e 328 persona, 153 mijë prej tyre kanë aplikuar për tërheqjen e më pak se 200 eurove.

Të drejtën për të tërhequr 10-përqindëshin, bazuar në Ligjin për Rimëkëmbjen, mund ta shfrytëzojnë 644 mijë e 582 persona. Vetëm ata që kanë më pak se 10 mijë euro në Trust do të rimbursohen nga shteti.

Uebfaqja për aplikim u hap të premten.

Image