Arbëri

Krasniqi i KDI-së tregon se nga sa ulëse do të kenë secila parti

Hulumtuesi në KDI, Albert Krasniqi, që si pjesë e koalicionit të OJQ-ve Demokracia në Veprim ka monitoruar procesin e zgjedhjeve ka bërë një llogari se si do të shpërndahen ulëset në Kuvendin e Kosovës, edhe kur janë numëruar 99.56 për qind të votave.

Krasniqi ka thënë se nga rezultatet preliminare të deritanishme, shpërndarja e ulëseve duhet me qenë kështu:

PAN: 39

VV: 31

LAA: 30

Komunitetet: 20

Kësisoj, asnjë prej subjekteve shqiptare nuk mundet ta bëjë shumicën në Kuvend edhe pas koalicionit me pakicat.