Arbëri

Konfirmohen aktakuzat ndaj Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit

Janë konfirmuar aktakuzat nga Gjykata Speciale ndaj kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe nënkryetarit Nasim Haradinaj. Këtë e ka bërë të ditur avokati Tomë Gashi.

Sipas tij, aktakuza kundër tyre përmban katër pika, të cilat kanë të bëjnë me pengim të drejtësisë dhe me aktakuza konkrete që sipas Speciales ndërlidhen me periudhën kohore në mes të datave 7 dhe 25 shtator të këtij viti.

Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati, nga data 25 shtator 2020 deri më sot e kanë konsideruar vetën të kidnapuar nga Gjykata Speciale! Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit sot u është dorëzuar aktakuza e konfirmuar nga gjyqtari i procedurës paraprake dhe pritet dalja e tyre para gjyqtarit në seancat e radhës”, ka shkruar ai.

Gashi ka shkruar se Gucati e Haradinaj dhe ai vetë si avokat nuk e pranojnë këtë gjykatë të cilën e ka quajtur raciste dhe tepër të dëmshme për pavarësinë e Kosovës.

Për veprat penale të konfirmuara në këtë aktakuze nuk është fare kompetente Gjykata Speciale në Hagë.

 

GJYKATA SPECIALE KONFIRMON AKTAKUZEN NDAJ Z.NASIM HARADINAJ DHE Z.HYSNI GUCATI Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati, nga...

Posted by Tomë V. Gashi on Monday, December 14, 2020