Arbëri

Trusti ndal përkohësisht aplikimin për tërheqjen e 10-përqindëshit

Descriptive Text

Trusti ka ndërprerë për pak minuta procesin e aplikimit për tërheqjen e 10-përqindësit sipas Ligjit për rimëkëmbje, për shkak të përditësimit në sistem.

Procesi ka zgjatur më pak se dhjetë minuta, ndërsa në një njoftim të dytë Trusti ka thënë se ka përfunduar “përditësimin e të dhënave me informacione që kemi marrë nga bankat”.

Të premten kur është hapur faqja zyrtare për tërheqjen e 10 për qind të mjeteve nga Fondi Pensional, kishte pasur telashe me uebfaqen e Trustit. Madje ekspertë të kibernetikës kanë shprehur shqetësime për ruajtjen e të dhënave të qytetarëve.

Deri tash, në Trusti kanë aplikuar më shumë se 230 mijë qytetarë për të tërhequr 10 për qind të mjeteve të tyre.

Afat ka katër muaj.

Me Ligjin për rimëkëmbje u mundësohet qytetarëve kontribuues në Trust që të tërheqin 10 për qind të mjeteve të tyre, ndërsa nga kjo kategori, ata që kanë më pak se 10 mijë euro në Trust do të rimbursohen më vonë nga shteti.