Arbëri

Ambasadori Cufaj ende mban fotografinë e Thaçit në zyrë

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, në zyrën e tij vazhdon ta mbajë fotografinë e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

Ndonëse, tash detyrën e Thaçit është duke e ushtruar kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

Cufaj madje këtë e ka bërë të ditur vetë duke e postuar një foto në rrjetin social, Instagram.

Pas pemës së Krishtlindjes, në zyrën e tij shihet fotografia e Thaçit.

Më 5 nëntor kur Thaçit i ishte konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale, ai kishte dhënë dorëheqje nga posti i presidentit të Kosovës. Të njëjtën ditë, Vjosa Osmani u caktua ushtruese e detyrës së presidentes.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Beqe Cufaj (@beqecufaj)