Arbëri

Kurti falënderon Lajçakun për rolin e BE-së në dialog: Përfitues duhet të jenë qytetarët

Ish-kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka falënderuar përfaqësuesin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak për rolin e BE-së në dialogun Kosovë-Serbi duke thënë se kanë rënë dakord që qytetarët duhet të jenë përfituesit kryesorë.

Ai përmes Twitter ka njoftuar se ka pasur një bisedë telefonike me Lajçakun lidhur me temën e personave të pagjetur në Kosovë.

“E përsërita që dialogu duhet të jetë parimor, i përcaktuar dhe duhet t’i zgjidhë të gjitha çështjet e diskutueshme mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Kurti në Twitter.