Arbëri

14 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, 519 raste të reja

14 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë si pasojë e COVID-19, ndërsa janë regjistruar edhe 519 raste të reja të infeksionit me koronavirusin e ri.

Katër të vdekur janë regjistruar në Gjakovë (75, 66, 61, 36 vjeç) e nga një në Podujevë (68 vjeç), Prizren (58 vjeç), Podujevë (68 vjeç), Malishevë (63 vjeç), Ferizaj (67 vjeç), Mitrovicë (79 vjeç), Vushtrri (70 vjeç), Shtime (58 vjeç), Kaçanik (65 vjeç), Kamenicë (72 vjeç) dhe Suharekë (68 vjeç).

Numri total i të vdekurve ka arritur në 1.120.

Në 24 orët e fundit janë testuar 1407 mostra dhe prej tyre 519 kanë dalë pozitive.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 215 raste, Mitrovicë 49 raste, Ferizaj 33 raste, Podujevë 33 raste, Gjakovë 30 raste, Fushë-Kosovë 25 raste, Pejë 21 raste, Drenas 15 raste, Lipjan 14 raste, Obiliq 9 raste, Vushtrri 9 raste, Istog 7 raste, Klinë 7 raste, Prizren 7 raste, Shtime 7 raste, Skenderaj 7 raste, Kaçanik 6 raste, Suharekë 5 raste, Rahovec 4 raste, Deçan 3 raste, Gjilan 3 raste, Graçanicë 3 raste, Malishevë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash, Junik, Kamenicë, Viti 1 rast dhe Zubin-Potok.

Shifra totale e të infektuarve ka rritur në 43.324.

Edhe sot shifra e të shëruarve është më e lartë se e të infektuarve të rinj. Janë shëruar 926 pacientë në 24 orët e fundit. Numri i të shëruarve ka arritur në 29.430. Janë 12.774 raste aktive.