Arbëri

MSH-ja aplikon zyrtarisht në COVAX për vaksinë kundër COVID-19

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj, ka nënshkruar sot për aplikimin zyrtar për sigurimin e vaksinës kundër COVID-19 në aleancën GAVI-COVAX, është njoftuar nga MSH-ja.

Aplikimi për asistencën teknike lidhur me këto vaksine, është bërë ditë më parë pëqrmes ekipit të ekspertëve, që është themeluar me qëllim të sigurimit të kësaj vaksine.

“Aplikimi zyrtar në GAVI-COVAX nuk do të thotë se Kosova nuk do të shfrytëzojë edhe rrugë të tjera për të siguruar vaksina shtesë, sipas nevojës, përtej shifrës së 20% të vaksinave që do merren falas (apo rreth 360 mijë vaksina) nga COVAX, me që synimi është që të imunizohen kategoritë më të ekspozuara dhe rrezikuara nga COVID-19. Synimi është që të vaksinohen grupet e popullatës që janë më të ekspozuara dhe rrezikuara nga COVID-19, siç janë nëpunësit shëndetësor, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike, personali i shërbimeve të angazhuara në menaxhimin e situatës epidemiologjike lidhur me COVID-19..., por pa e përjashtuar asnjë kategori që duhet të vaksinohet kundër COVID-19. Duke njohur faktin se sigurimi i vaksinave përbën një obligim ligjor për ruajtjen e shëndetit publik të popullatës, Ministria e Shëndetësisë, qysh para disa muajve kishte vendosur kontakte me GAVI-COVAX, me qëllim që të sigurojmë vaksinën për qytetarët”, thuhet nga MSH-ja.

Pjesë e GAVI-COVAX , përveç OBSh-së, UNICEF-it, Bankës Botërore janë edhe fondacionet e ndryshme të fuqishme si dhe industria e vaksinave.

Kjo organizatë ka marrë përsipër që të ndihmojë shtete me të ardhura të ulëta dhe të mesme për sigurimin e vaksinës.

Kosova është e listuar në mesin e shteteve që 20% të vaksinës kundër COVID-19 do ta marrin falas përmes aleancës globale GAVI-COVAX, derisa pjesën tjetër do ta blejë vet.
"Meqë procesi i sigurimit të vaksinës kërkon edhe disa parakushte të tjera që lidhen me transportin e tyre, ruajtjen, sigurinë dhe shpërndarjen e sigurt, Kosova ka aplikuar më parë për asistencë teknike në GAVI-COVAX, ndërkohë që aplikimin për sigurimin e vaksinave shtesë e ka bërë bërë zyrtarisht gjatë ditës së sotme, edhepse afati ka qenë deri më 10 dhjetor. Asistenca teknike ndërkaq është kërkuar rreth zinxhirit të transportit e ruajtjes së vaksinave dhe sigurisë së saj. Ekipi i ekspertëve i formuar me qëllim që të merret me çështjen e vaksinës ka edhe pikën fokale në këtë GAVI-COVAX përmes së cilës do të zhvillohen kontaktet e mëtejmë deri në marrjen dhe administrimin e vaksinës tek popullata. Gjatë vitit ndërkaq, MSh dhe IKSHPK kanë punuar me ekspert të huaj për të dizajnuar zinxhirin e ftohtë të ri të ruajtjes së vaksinave në Kosovë", thuhet nga MSH-ja.