Arbëri

QKUK pranon donacion 38,000 maska e 15,500 rroba mbrojtëse nga Zyra e KB-së

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka pranuar një donacion prej 38,000 maska dhe 15,500 rroba mbrojtëse nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve.

Ky donacionin, sipas ministrit të Shëndetësisë , Armend Zemaj, vjen përmes projektit “Ndihma për mbrojtjen / trajtimin e COVID-19 në Kosovë”, të financuar nga Ambasada e Holandës në Prishtinë.

Zemaj ka falënderuar të gjithë donatorët për ndihmën dhe u ka bërë thirrje qytetarëve për respektim të masave.

Postimi i plotë i tij:

Donacioni i sotëm për QKUK-në nga UNOPS-i (Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve), përmban 38,000 maska dhe 15,500 rroba mbrojtëse.

Donacioni është realizuar përmes projektit “Ndihma për mbrojtjen / trajtimin e COVID-19 në Kosovë”, të financuar nga Ambasada e Holandës në Prishtinë.

Shtetet, organizatat ndërkombëtare dhe institucionet e huaja në vendin tonë, në vazhdimësi po e ndihmojnë për menaxhimin e pandemisë.